Zgjedhjet kaluan, Arta Nitaj filloi me postimin e fotove në bikini nga Dubai

Zgjedhjet kaluan, Arta Nitaj filloi me postimin e fotove në bikini nga Dubai

Arta Nitaj ka filluar pushimet e javës së ditëlindjes në Dubai.

Aktorja dhe fotomodelja ka udhëtuar drejt Dubait bashkë me shoqe të saj.

Arta ka shkuar në këto pushime për të filluar festimet e ditëlindjes, të cilën e ka në plan ta festojë gjatë gjithë javës, shkruan portali Realiteti.

Ajo tashmë ka filluar me postime nga vendi luksoz ku po qëndrojnë, e sigurisht se fotografitë në bikini nuk mungojnë.

Arta ka treguar se ka përzgjedhur Dubain për të kaluar këto pushime, përmes storieve të postuara në Instagram.

Ajo madje e ka postuar thuajse gjithë udhëtimin që nga fotoja me pasaporta në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Arta Nitaj me mikeshat e saj po bëjnë vazhdimisht poza të ndryshme ndërsa pamja në vendin ku po qëndrojnë po duket shumë e bukur.

Arta ka udhëtuar pasi ka përfunduar procesi i zgjedhjeve në Kosovë, në të cilat edhe ajo ishte e përfshirë në këto zgjedhje.

Ajo është anëtarsuar në Partinë Demokratike të Kosovës. Kjo parti në këto zgjedhje shkoi në opozitë pasi nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme dhe besimin e qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *