Van de Beek flet rreth transferimit tek Reali

Van de Beek flet rreth transferimit tek Reali

Donny Van de Beek është objektivi kryesor i Real Madridit për repartin e mesfushës.

Mesfushori i talentuar holandez ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me Ajaxin si në Eredivisie ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Los Blancos synojnë transferimin e lojtarit në janar, por ka qenë vetë Van de Beek që ka mohuar largimin nga skuadra holandeze.

“Nuk dua të largohem gjatë merkatos së janarit nga Ajaxi dhe jam i vendosur për këtë”, ka thënë fillimisht holandezi.

“Dua të qëndrojë në Ajax të paktë deri në fund të sezonit dhe pastaj të shikojmë. Real Madridi e di këtë vendim timin ashtu si Ajaxi. Të gjithë në klub duan qëndrimin tim dhe kjo më bënë të lumtur”, u shpreh Van de Beek.

Në rast se nuk do të transferohet në janar në Real Madrid, atëherë klubi mbretëror do të tentoj transferimin e holandezit në verën e vitit 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *