Tonisti maqedonas refuzon të punojë për shfaqe teatrore shqiptare

Tonisti maqedonas refuzon të punojë për shfaqe teatrore shqiptare

Mbrëmë në Teatrin e Kumanovës për herë të parë është anuluar një shfaqe, edhe atë për arsye banale.

Tonisti maqedonas ka refuzuar që të punojë për shfaqen shqiptare, ndërsa nga ana tjetër i punësuari i ri në këtë pozitë, i cili është shqiptar, ende me përvojë të pamjaftueshme nuk ka ditur se si zbatohet e njëjta, njofton Zhurnal.

Drejtori i Teatrit të Kumanovës “Trajko Prokopiev” nga radhët e LSDM-së, Sasho Todorovski përdor standarde të dyfishta. Aktorët janë shprehur të indinjuar duke theksuar se kjo i bie që nëse kishte qenë fjala për shfaqe maqedonase do e zgjidhte problemin, ndërsa për shfaqe shqiptare nuk dha asnjë përgjigje nga telefonata që ia bëri organizatori para shfaqjes, edhe pse, për këtë problem ishte i paralajmëruar disa ditë përpara.

Përgjegjësi artistik, Musa Isufi përmes një postimi në Facebook ka reaguar me atë që ndodhi mbrëmë në Teatrin e Kumanovës. Ai njëherit i ka kërkuar ndjesë publikut të Kumanovës për dështimin e mbrëmshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *