“TA NDALIM ZBRAZJEN E KOSOVËS”, VJOSA OSMANI “HARRON” QË MË SË SHUMTI IKËN NË KOHËN E MUSTAFËS

“TA NDALIM ZBRAZJEN E KOSOVËS”, VJOSA OSMANI “HARRON” QË MË SË SHUMTI IKËN NË KOHËN E MUSTAFËS

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani,se shpresa e të rinjëve për të planifikuar jetësë në Kosovë do të kthehet me qeverisjen e saj.

“20 vjet pas luftës ne po e përjetojmë ikjen e dytë. Kosova po zbrazet. Sa e sa familja nga Gjakova dhe gjithë Kosova nuk i kanë afër vetes të afërmit e tyre, sepse nuk shohim më perspektivë, nuk kanë më ëndrra. Ata që do të duhej të mbronin interesin tuaj, e shkëmbyen ëndrrën e qytetit tuaj vetëm për interes të tyre”, ka deklaruar Osmani në një tubim në Gjakovë.

Ajo ka shtuar se plani qeverisës i LDK-së i dedikohet familjes, sepse nëpërmes forcimit të familjeve ne e forcojmë shtetin dhe kthejmë besimin e qytetarëve për të mos e braktisur vendin. Osmani ka thënë se Qeveria e drejtuar prej saj, do të përkrahë familjet e reja në vitin e parë të lindjes së fëmijëve, si dhe do të përkrahë ata për të siguruar çështjen e banimit.

Vjosa Osmani këtë tubim e ka shfrytëzuar për t’iu thënë banorëve të Gjakovës se qeveria nën udhëheqjen e saj, do të krijojë kushte të reja për rininë kosovare. Mirëpo, ajo me gjasë ka “harruar” që ikja masive e kosovarëve nga qytetet e tyre u bë nën qeverisjen e LDK-së, përkatësisht me Isa Mustafën si kryeministër.

Isa Mustafa, atëherë kryeministër i vendit, ishte tallur me ikjen e qytetarëve të Kosovës. Ai kishte deklaruar se ata kanë rroga të mira e iPhone.

“Nuk e kam parë fare të arsyeshme të shkoj në Stacion të Autobusëve. Unë nuk e di se çfarë po ndodh me këto imigrime. Njerëzit që po ikin kanë iPhone, kanë para dhe kanë pasur rroga të mira”, deklaronte Mustafa, teksa shprehej i pa interesuar të merrej me këtë çështje”, kishte thënë Mustafa në një intervistë më 2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *