Si arriti Albin Kurti t’i zëvendësojë të larguarit në PSD për një kohë kaq të shkurtër?

Si arriti Albin Kurti t’i zëvendësojë të larguarit në PSD për një kohë kaq të shkurtër?

Ai që e formoi i vetëm Lëvizjen Vetëvendosje, e rriti dhe e bëri partinë më të madhe në vend, mori një goditje pas shpine nga disa persona në fundin e vitit 2017, të cilët u larguan nga Vetëvendosja për të kaluar në PSD, sepse nuk pajtoheshin me Albin Kurtin, me njeriun që i mori afër vetës dhe i pjeku politikisht.

Mendja e Dardan Molliqajt, Shpend Ahmetit, Visar Ymerit, Dardan Sejdiut e të tjerëve që u larguan, është e aftë politikisht deri në atë pikë ku kanë marrë mësim (pozitiv) nga Albin Kurti, por jo edhe më tutje.

Dallimi mes Albin Kurtit dhe atyre që nuk u pajtuan me të, është që Albini ka aftësi që çdo ditë të arrijë më shumë politikisht me ide të reja, kreativitet të shtuar, ashtu siç ka bërë.

Grupi i të larguarve nuk mund të arrij më shumë, pasi aty brenda nuk e kanë Albin Kurtit që t’i mësojë, e as nuk munden që nga jashtë ta kopjojnë. Në përfundim, ata e kanë kuptuar se ishte gabim largimi nga Vetëvendosja, mirëpo inati i madh për ta pranuar, po e bën PSD-në shumë kritike.

Po t’i shikojmë postimet e tyre në Facebook, shohim se më shumë janë fushatë kundër Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, sesa që ata e promovojnë koalicionin e tyre, AAK-PSD. Madje, postimet e tyre i sponsorizojnë që të marrin më shumë shikime.

Nëse do ta pyesësh dikë nga PSD-ja se çfarë ofrojnë ata nëse hyjnë në qeveri, ata nuk do të përgjigjen në atë pyetje. Ata do të përgjigjen krejtësisht ndryshe, për Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen, duke i sulmuar këtë të fundit.

Kjo është strategji e gabuar e PSD-së, që po mundohet t’i thithë për vete votuesit e Vetëvendosjes, duke e sulmuar këtë të fundit.

Mirëpo Vetëvendosja ka arritur aq shpejt të konsolidohet si parti pas dorëheqjeve që i pati në fundin e vitit 2017 dhe fillimin e 2018-tës. Sidomos në 2-3 muajt e fundit, Vetëvendosje e kompletoi partinë dhe e zëvendësoi plotësisht nga vakumi që kishin lënë Shpendi&CO.

Haki Abazi, Shpejtim Bulliqi, Sabri Kiçmari, Hekuran Murati, Taulant Kryeziu, Agim Bahtiri, Daut Dauti, e shumë të tjerë, jo vetëm që disa kanë përvojë të madhe politike, mirëpo janë shumë të aftë në fushat e tyre.

Derisa Vetëvendosja kishte Dardan Sejdiun, si njëri ndër njohësit më të mirë në ekonomisë në Kosovë, tani ata kanë Hekuran Muratin, ndërsa përvojat politike të të dorëhequrve e që tash janë në PSD, i zëvendëson Shpejtim Bulliqi, Sabri Kiçmari, Agim Bahtiri dhe Haki Abazi.

Këta emra janë goditje për PSD-në, pasi ata kanë pritur që Vetëvendosja të izolohet si parti, të mos i shkojë askush, duke menduar se ata e kanë mbajtur në këmbë Vetëvendosjen.

Ata gabuan. Vetëvendosjen e mban ai që e formoi atë, por i ka mbajtur dhe këta. Albini po hyn fuqishëm në zgjedhjet e 6 tetorit, teksa vetëm Vjosa Osmanin e ka kandidate serioze.

Ndërsa koalicioni AAK-PSD, do të dështojë për shkak se, PSD-ja do t’ia humb votat AAK-së me prezencën e saj, pasi AAK-ja e fitoi një pjesë të elektoratit të PDK-së, me çështjen e qëndrimit ndaj taksës dhe kufijve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *