Shqiptari nga Kumanova “shpëton” çiklistin nga Danimarka, ja çfarë i dhuroi (FOTO)

Shqiptari nga Kumanova "shpëton" çiklistin nga Danimarka, ja çfarë i dhuroi (FOTO)

Klubi i çiklistëve nga Kumanova e Maqedonisë së Veriut, “Teuta” gjatë ditës së hënë ka publikuar një foto duke i ndihmuar një çiklisti nga Danimarka, i cili kishte ngelur në rrugë afër Shkupit, e që ishte destinacion Kosovën dhe Shqipërinë, por moti i ligë që e ka kapluar vendin tonë edhe më shumë ia kishte vështirësuar, por falë trajnerit të “Teutës” i cili e riparoi biçikletën e çiklistit Danez u nis në destinacionin e paraparë.

Ja çfarë shkruan në facebook:

Para pak minutash ndihmuam nje kalores rasti me biçiklete nga Danimarka i cili kishte patur nje defekt te cilin e riparuam me sukses dhe e percjellem ne drejtim te Shkupit pasi qe ruta tij ishte ne drejtim te Kosoves dhe Shqiperise.
Ia dorzova nje flamur kombetar dhe i tregova se ne shqiptart jemi popull human.
U faleminderua pa mas qe ia mundesova pedalimin deri ne destinacionin e tij Shkupin.
Beni vepra te mira ndaj atyre te huajve sepse njeri nga keta kalores rasti mund te percjell te mirat tona ne shtetin prej nga ai vjen..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *