Serbët e Graçanicës po furnizohen me barna nga komuna

Serbët e Graçanicës po furnizohen me barna nga komuna

Komuna e banuar me shumicë serbe, që udhëheqet nga Srdjan Popovic, ka furnizuar institucionet shendetësore me barna.

Në një njoftim për kontratë të kësaj komune, është bërë e ditur se është furnizuar me barna në vlerë prej 27 mijë e 477 euro.

Kompania e cila e ka fituar tenderin për të furnizuar me barna shëndetësinë në këtë komunë është “Agani L.t.d” Sh.p.k, me adresë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Në këtë kontratë nuk është bërë e ditur llojet e barnave të cilat do të blihen.

Ndryshe, këto institucione shëndetësore, nuk shprehin gatishmëri për bashkëpunim me institucionet kosovare për furnizim me barna.

Por, zakonisht furnizohen nga Serbia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *