Robelli: Paniku në PDK

Robelli: Paniku në PDK

Paniku ne PDK

U moren me jave te tera me Kuvendin Zgjedhor te LDK-se. Shpiken e shpifen kuazilajme, te cilat nuk paten pothuaj asnje efekt. Tani ka filluar faza tjeter e panikut: me gjuhe te shthurur sulmohen Albin Kurti e Isa Mustafa, dy lidere partiake qe takohen ne pike te dites dhe kete e bejne transparente – per dallim nga takimet e fshehta qe PDK ka zhvilluar prej se eshte themeluar.

Gjeja me njerezore qe kane njerezit eshte gjuha. Menyra si po flasin brigadat per njollosje te PDK-se tregon se ato e kane humbur raportin me gjuhen. Rrjedhimisht, tani vetem llomotisin. Llomotitja eshte shenje e panikut para kalimit ne opozite. Para stuhive qe i presin. Para dramave me Gjykaten Speciale. Para humbjes se ndikimit ne shitjen e resurseve te fundit te Kosoves. Panik e frike nga drejtesia qe nje dite do te veproje.

Panik per shkak te mungeses se kredibilitetit. Panik per shkak se askush, bash askush s‘po i beson me asnje fjale te krereve te PDK-se. Ndersa te tjeret do te bejne fushate elektorale, PDK ka kapacitet te organizoje vetem nje panair te marrezise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *