Prurje të reja në Lëvizjen Vetëvendosje!

Prurje të reja në Lëvizjen Vetëvendosje!

Fjorentina Kosumi, 25 vjeçare nga Kamenica (Dardana), dhe, Jeton Shala, 32 vjeçar nga Rahoveci, janë njoftuar, dashuruar e martuar në Linz të Austrisë ku jetojnë prej shumë vitesh. Ky çift i ri na gëzoi sot në Lëvizje duke u anëtarësuar në VETËVENDOSJE!.

Jetoni ka përfunduar studimet e magjistraturës për ekonomi në Universitetin “Johannes Kepler – Linz” në vitin 2014. Ka specializuar për financa dhe zhvillim të korporatave.
Tema e diplomës së tij “Revolucioni i Tretë Industrial” trajton kalimin nga energjia elektrike prej lëndëve djegëse fosile për te burimet e ripërtërishme si fitimi i energjisë nga dielli, erërat etj. Aktualisht Jetoni punon në kompaninë e mirënjohur të auditimit KPMG.

Fjorentina ka mbaruar gjithë shkollimin në Austri, nga shkolla fillore e deri tek Akademia e Shkencave Ekonomike. Pas një praktike verore në bankën OBERBANK ajo u punësua aty, ku edhe punon me sukses tash e pesë vjet, me ç’rast është shpërblyer disa herë me kualifikimet më të larta.

Bashkë me Fjorentinën, Jetonin dhe shumë të rinj të tjerë, në mërgatë e në Kosovë, do ta nxjerrim shtetin tonë nga duart e mujsharëve shpërdorues. Rinia ka nevojë për Lëvizjen dhe Lëvizja ka nevojë për rininë. E, si ngahera: bashkë është e mundshme!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *