Për tre muaj Kosovës ju shtuan mbi 2 mijë e 600 biznese

Për tre muaj Kosovës ju shtuan mbi 2 mijë e 600 biznese

Në tremujorin e dytë të këtij viti u regjistruan mbi 2 mijë e 600 biznese, pjesa më e madhe tregti dhe riparime.

Numri i bizneseve më i lartë është i atyre që punësoj 1 deri në 4 persona me shtrirje më të madhe në Komunën e Prishtinës.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për tre muajt prill-qershor tregojnë se në tremujorin e dytë të vitit 2019 gjithsej janë regjistruar 2 mijë e 655 ndërmarrje.

Numri i ndërmarrjeve të regjistruara u rrit për 10 për qind në krahasim me tre muaj më parë.

“Rritje për 10.4 % e ndërmarrjeve të regjistruara vërehet krahasuar me tremujorin paraprak (TM1 2019), po ashtu rritje për rreth 1% të ndërmarrjeve të regjistruara kemi nëse e krahasojmë me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2018)“, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Sipas ASK-së, aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 590 apo 22.22 për qind, prodhim me 479 apo 18.04 për qind akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 359 apo 13.52 për qind, ndërtimtari me 247 apo 9.30 për qind, aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 236 apo 8.89 për qind etj.

Të dhënat e ASK-së tregojnë se për nga numri i punësuar pjesa dërmuese e ndërmarrjeve të regjistruar janë pre 1 deri në 4 persona.

“Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2553 ndërmarrje të regjistruara në këtë tremujor (96.2 %), me 5 deri 9 të punësuar janë 71 sosh (2.7%), 10 deri në 19 të punësuar 21 (0.8%), 20 deri 249 të punësuar me 10 (0.4%) dhe në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar nuk ka asnjë ndërmarrje të regjistruara gjatë këtij tremujori”, bën të ditur ASK.

Tutje ASK thotë se sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave ashtu si në çdo tremujorë mbizotëron komuna e Prishtinës me 749 ndërmarrje të regjistruara 28.2 për qind, Prizreni me 211 apo 7.9 për qind, Ferizaj me 189 apo 7.1 për qind, Gjilani me 156 apo 5.9 për qind, Peja me 144 apo 5.4 për qind, dhe Fushë Kosova 112 apo 4.2 për qind, ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.

Këto të dhëna u bën të ditura nga“ Reporteri Statistikor mbi Ndërmarrje Ekonomike në Kosovë-TM2 2019” nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *