Pas Ramush Haradinajt, këta janë të ftuarit e tjerë nga Gjykata Speciale

Pas Ramush Haradinajt, këta janë të ftuarit e tjerë nga Gjykata Speciale

Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit javën që shkoi për shkak të ftesës që mori nga Prokuroria e Gjykatës Speciale. Pos tij, gjatë shtatë muajve të fundit për intervistim janë ftuar edhe dhjetëra ish-eprorë të tjerë të UÇK-së.

Nga Gjykata Speciale deri më tani kanë ardhur mbi 70 ftesa për intervistim. I pari që pati konfirmuar pranimin e ftesës nga prokurori i specializuar është Rrustem Mustafa, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit.

Në dhjetor të vitit të kaluar komandant “Remi” pati njoftuar për ftesën e marrë nga Specialja, ndërkohë në janar të këtij viti ai pati udhëtuar për në Hagë për t’u intervistuar, shkruan Zëri.

Pas Mustafës pasuan edhe ftesat e reja nga Specialja.

U ftua ish-udhëheqësi i Gjykatës së UÇK-së Sokol Dobruna, ish-ushtari i UÇK-së nga Zona Operative e Pashtrikut Safet Syla, ish-eprori i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut Sabahajdin Cena, Nazif Mehmeti, i njohur si komandant “Dini”, Remzi Shala, ish-komandant i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut, i njohur me pseudonimin “Molla e Kuqe”, Sami Lushtaku, ish-komandant i UÇK-së, Mendim Daka, njëri prej ish- udhëheqësve të Njësisë Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ish-pjesëtari i UÇK-së Blerim Kuçi, ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj, ish-komandanti i UÇK-së nga Zona Operative e Nerodimes, Shukri Buja, ish-zëvendëskomandanti i “Brigadës 128” i Zonës Operative të Pashtrikut, Avdi Ibrahimi, ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *