Ndodh edhe kjo: Tonisti maqedonas shkak i anulimit të shfaqjes në Teatrin e Kumanovës!

Ndodh edhe kjo: Tonisti maqedonas shkak i anulimit të shfaqjes në Teatrin e Kumanovës!

Kultura në Kumanovë, përkundër punës së palodhshme dhe sukseseve të arritura të artistëve kumanovar, ende po vazhdon të ballafaqohet me probleme elementare të organizimit institucional, njofton portali Realiteti.

Nga arsyet më banale sonte është anuluar shfaqja e paralajmëruar në Teatrin e Kumanovës. Trupa teatrale e revoltuar nga kjo që po ndodh, ka reaguar ashpër duke kërkuar përgjegjësi nga drejtuesit e institucioneve përkatëse duke potencuar se diskriminimi në baza etnike po vazhdon dhe duke porositur që politika mos të përzihet në Kulturë.
Trupa teatrale shprehet kështu:

“Sonte në Teatrin e Kumanovës për herë të parë është anuluar një shfaqje.
Arsyeja e anulimit është tërësisht banale.

Ngjarja rrjedh kësisoj: Tonisti maqedonas nuk ka dashur që ta kryej detyrën e tij, ndërsa nga ana tjetër i punësuari i ri në këtë pozitë i cili është shqiptar, nuk ka ditur se si bëhet kjo punë, kjo pasi që, ai nuk ka thirrje adekuate për Tonist. Si i tillë ai nuk i plotëson nevojat e teatrit.
Një institucion publik e po ashtu shumë i ndjeshëm siç është teatri, nuk lejon punësime partiake, sepse patjetër që do të ketë probleme të tilla.

I tillë është edhe rasti i cili detyroi aktorët deri tek anulimi i kësaj shfaqje. Drejtori i Teatrit Kumanovës “Trajko Prokopiev” nga radhët e Lsdm Сашо Тодоровски përdor standarde të dyfishta: kjo i bie që nëse kishte qenë fjala për Dramën Maqedone do e zgjidhte problemin ndërsa për Dramën Shqipe nuk dha asnjë përgjigje nga telefonata që ia bëri organizatori para shfaqjes, ani pse, për këtë problem ishte i paralajmëruar disa ditë përpara.

Aktorët morën vendim që nuk mund të luhet shfaqja dhe normalisht që nuk munden t’ia besojnë mundin e tyre atij që nuk di ta bëjë këtë punë. Çdo e padrejtë që i bëhet institucionit teatror, misioni i të cilit është i shenjtë bie në supet e udhëheqjes së këtij institucioni.

Për sa i përket punësimeve ju lutem kursejeni Teatrin, zgjidhni njerëzit adekuat se na morët në qafë ne dhe të punësuarit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *