Nagavci: VV do të bëjë menjëherë reduktimin e shpenzimeve të luksit

Nagavci: VV do të bëjë menjëherë reduktimin e shpenzimeve të luksit

Arbërie Nagavci e VV-së ka thënë se, nëse kjo parti merr pushtetin pas zgjedhjeve të 6 tetorit, ndër veprimet e para që do të vërehen është reduktimi i shpenzimeve të luksit.

Në Rubikon të KTV-së, duke shpalosur programin e VV-së, Nagavci ka thënë se menjëherë do të vërehet reduktimi i përdorimit të veturave zyrtare.

“Do të shihet menjëherë reduktimi i përdorimit të veturave zyrtare. S’bëhet fjalë. Do të vërehet reduktimi i shpenzimeve të luksit. Unë besoj që s’po flasim vetëm për masa populiste, por për gjëra që vërtetë do të kenë efekt përmes ridestinimit të mjeteve. Nëse flasim për reduktimet e shpenzimeve të luksit, që në qeverinë e fundit ishin marramendëse, ato mjete do të ridestinohen qoftë për përmirësimin e gjendjes në shëndetësi e arsim. Do të vërehet menjëherë”, ka thënë ajo.

Nagavci ka shtuar se “Qeveria Kurti do të ketë njerëzit e duhur në pozitat e duhura”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *