Mustafa i thotë Veselit të shkojë në “lavazh” e jo ta luftojë korrupsionin

Mustafa i thotë Veselit të shkojë në “lavazh” e jo ta luftojë korrupsionin

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj takimeve dhe mesazheve që PDK-ja po jep këto ditë. Ai ka thënë se “ata… duhet të shkojnë në lavazh, të pastrohen mire brenda e jashtë” dhe jo të qeverisin.

Ai ka radhitur disa çështje që kanë qenë skandale të vjetra, si kontratat me Telekomin, aferën me pasaporta e vjedhjen e dhomës së dëshmive.

“Jo, jo! Ata që e kanë kultivuar korrupsionin dhe nepotizmin nuk mund ta luftojnë as njërën e as tjetrën. Veç mund ta reformojnë dhe reorganizojnë për nevoja të veta. Ata që lidhën kontrata të dyshimta dhe të dëmshme në Telekom; ata të aferës së pasaportave; ata të vjedhjes së dhomës së dëshmive; ata që i mbushën kompantë publike me njerëz partiak; ata që fabrikuan dhe nënshkruan vërtetime të rrejshme për veteranë të luftës; ata që e katandisën paran publike ; ata…. duhet të shkojnë në lavazh, të pastrohen mirë, brenda e jashtë. Jo të qeverisin me Kosovën!”, ka thënë kreu i LDK-së.

Këto fjalë të Isa Mustafës erdhën pas takimeve të Kadri Veselit me rini dhe veteranë, ku dha mesazhin se korrupsioni do të luftohet pandalë.

Sidoqoftë, sot Mustafa u takua me kreun e VV-së, me ç’rast dhanë mesazhe për një afrim rreth ndonjë koalicioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *