Mr. Drilon Gashi: Mësimet vehabiste brenda xhamive shqiptare

Mr. Drilon Gashi: Mësimet vehabiste brenda xhamive shqiptare

Mësimet vehabiste brenda xhamive shqiptare

Keni dëgjuar për vehabitë?
Ata janë pasuesit e një kinse reformatori arab nga Nexhdi i Arabisë Saudite që jetoi para 200 viteve.
Parimi i tyre është: çdo musliman synij, qoftë edhe nga Serbia, nga Pakistani, nga India apo nga Kina është vëlla imi, ndërsa çdo shqiptar që nuk është musliman apo musliman synit nuk është vëllai imi.
Vehabitë mësojnë urrejtje kundër jo-sauditëve, jo-vehabistëve dhe muslimanëve jo-sunitë.
Ata besojnë gjithashtu se kushdo që nuk është musliman duhet të luftohet dhe vritet, siç përmendet prej themeluesit të këtij besimi -Muhamed ibën Abdulvahabit.
Si fakt historik, që nga koha e Muhamed ibën Abdulvehabit dhe shtetit të parë saudit, i themeluar në 1745 deri në 1818, më shumë se 4 milion njerëz janë vrarë për shkak të vehabive. Shumica e tyre ishin myslimanë.
Vehabizmi është armiku numër një i botës së civilizuar sot. Ata janë që krijuan talebanët, Al Kaidën dhe së fundi edhe ISIS-in.
Muslimanët që nuk janë vehabij, i quajnë adhurues të idhujve dhe varreve, nuk duhet të kenë kurrëfarë të drejtë por duhet të skllavërohen ose të vriten.
Edhe sot, ata kanë skllavëri brenda shtëpive të tyre! Shërbëtorët që vijnë të punojnë për bukën e gojës në Arabinë Saudite edhe sot e kësaj dite trajtohen sikur skllavë. Sistemi “kefiil” është një lloj i ri i skllavërisë moderne nder ta. Kur shkoni atje për të punuar, ju duhet të keni një sponsor që e quajnë “Kelif”. Realisht ai nuk është një sponsor që kujdeset për ju, por është një dhunues i poshtër. Ai merr pasaportën tuaj dhe ju zotëron. Për çfarëdo arsye, ai mund të shkatërrojë pasaportën tuaj, ta telefonojë policinë për t’ju vënë në burg, ose edhe t’ju vrasë me ndonjë akuzë. Pra, sponsori është ai që zotëron të gjithë ata që shkojnë në Arabinë Saudite. Shumica e “skllaveve” të ardhura nga Bangladeshi, Pakistani, Filipinet, India, etj, abuzohen seksualisht nga pronarët e tyre.
Arabia Saudite është një vend satanik që ka një ligj satanik.
Edhe haxhinjët tanë që shkojnë në Arabinë Saudite, gërrditen nga sjellja e vrazhdë e tyre prej beduinësh. Nëse nuk më besoni mua, pyesni ata që kanë jetuar në atë vend, qoftë edhe vetëm një muaj!
Lëvizja dhe kultura e tyre e brishtë kurrën e kurrës nuk do të kishte pasur mundësi të depërtonte në SHBA, Evropë e vendet tona shqiptarë po të mos kishte qenë petro-dollari dhe nafta. Fondet e tyre miljonshe kanë bërë kërrdinë.
Edhe sot e kësaj dite, paraja saudite u jepet universiteteve amerikane, departamenteve islamike dhe arabe, për t’i parandaluar ata që të diskutojnë mbi vahabizmin.
Vehabitë janë munduar në vazhdimësi t’i blejnë me para edhe bashkësisë e tona islame.
Nuk ka dyshim se ata ndërtuan qindra xhami dhe pasi që i ndërtuan ato, përhapën vehabizmin.
Pyetja është se si të zvogëlohet ndikimi i tyre?
Realisht kjo është një luftë e ideve.
Lufta e ideve mund të bëhet përmes dy lidhjeve:
-Njëra lidhje është që të reformojmë myslimanët nga brenda në mënyrë paqësore dhe intelektuale. Reforma nuk është vetëm në jetën fetare, por edhe në jetën politike, shoqërore, ekonomi dhe gjithçka, përfshirë jetën fetare dhe të menduarit fetar. Pra edukimi i tyre në kulturën e demokracisë.
-Lidhja e dytë është të luftojmë terrorizmin dhe fanatizmin vehabist, sepse ata pretendojnë që Islami është në anën e tyre. Në momentin kur ne demaskojmë idetë dhe fallsitetet e tyre, kjo çmonton fuqinë e tyre.
Ata kanë qindra qendra dhe xhami, faqe interneti dhe stacione televizive, shumë hoxhallarë, studentë e imamë dhe miliona pasues, megjithkëtë nuk janë në gjendje të përballen me ne, sepse s’kanë argumente. E vetmja mënyrë që ata kanë gjetur është sharja dhe shpifjet e tyre ndaj neve dhe presioni i vazhdueshëm i tyre në BIK që ne të përjashtohemi nga xhamia NUR.
Paramendojeni sikur ta kishim një kanal në TV dhe një kompani për prodhimin e videove dhe filmave në You Tube, brenda dy viteve do të përfundonin dyshimet e tyre.
Por në pyetje është mundësia financiare dhe përkrahja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *