Kurti e Konjufca në takim me përfaqësues të SPD’s dhe CDU’s gjermane

Kurti e Konjufca në takim me përfaqësues të SPD's dhe CDU's gjermane

Së bashku me Glaukun dhe Mevlyden sot në Bundestagun gjerman takuam deputetët e SPD-së, Josip Juratovic dhe Stefan Schwartze, si dhe deputetin e partisë CDU Peter Weiß. Më pastaj, në Ministrinë e Punëve të Jashtme takuam znj. Susanne Schütz, drejtoreshë për Evropën Juglindore, si dhe zëvendësja e saj, znj. Sabrine Stöhr.

Në këto katër takime të ndara diskutuam rreth zhvillimeve politike në Kosovë dhe rajon, për fushatën zgjedhore në Kosovë drejt 6 tetorit, për idetë e VETËVENDOSJE!-s për daljen nga kriza socio-ekonomike dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit, për dialogun e ardhshëm me Serbinë etj.

Vizitën në Berlin e vazhdojmë edhe nesër, gjatë ditës në Bundestag, pastaj në konferencën në Aspen Institute në ora 17:00, si dhe në tubimin me bashkatdhetarë që mbahet në ora 20:00, në Iconic Studio, Glasowerstraße 44-47, 12051, Berlin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *