Konjufca: Të dhënat tregojnë se Vetëvendosja është e para

Konjufca: Të dhënat tregojnë se Vetëvendosja është e para

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, thotë se të dhënat që i kanë nga komisionerët tregojnë se është partia e parë në këto zgjedhje.

Konjufca është shprehur i kënaqur për mënyrën se si shkuan zgjedhjet sot, duke falënderuar qytetarët dhe institucionet e sigurisë. Ai thotë se do ta ruajnë secilën votë në kutitë e votimit.

“Këto kuti janë më të rëndësishmet sepse aty gjendet rezultati. Ato do t’i mbrojmë derisa të numërohen edhe prej komisionerëve tonë edhe prej KQZ-së. Në emër të VV-së i falënderoj të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Policinë e Kosovës. Zgjedhjet e sotme e patën një kredibilitet të madh të demokracisë”, ka thënë Konjufca, transmeton portali Resliteti.

Ndërsa ai shton rezultatet e deritanishme që kjo parti ka, e qesin VV-në fituese.

“Jemi duke i procesuar të dhënat tona. Të dhënat tona tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje është e para”, ka thënë Konjufca./Realiteti/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *