Këngëtarë në Kosovë lehtë të bëhesh, mjafton t’i kesh 200 euro dhe bëhesh i njohur për të gjithë

Këngëtarë në Kosovë lehtë të bëhesh, mjafton t’i kesh 200 euro dhe bëhesh i njohur për të gjithë

Të bëhesh këngëtar në ditët e sotme nuk është edhe aq vështirë, thjeshtë të duhen disa para dhe pak bukuri, transmeton Gazeta Metro.

Koha e talenteve ka ikur dhe çdo gjë është bërë komerciale. Nuk ka ditë që tregut muzikor kosovar nuk i shtohet ndonjë artist i ri, si rëndom edhe pse nuk kanë shkollë profesionale, kanë hobi apo qysh nga fëmijëria kanë kënduar teksa kanë adhuruar këngëtaret me famë botërore.
Produksionet e kompanitë muzikore janë ato që hapin dyert për artistë të ri të cilët duan ta sprovojnë veten në muzikë.

Nga 200 euro deri në 10.000 euro janë çmimet e këngëve dhe spoteve, sigurisht që varet nga kompania dhe rrethanat, nëse këngëtari në fjalë pëlqen që spoti i tij të realizohet në Dubai sigurisht se i kushton xhepit të tij, më shumë se sa realizimi i tij në Prishtinë.

Një demo dhe editohet, teksti me dy fjalë e melodia që shpesh janë veçse të njohura për veshin tone, karakterizojnë një këngëtar të ri i cili është i gatshëm për treg.

Ndoshta është edhe punë fati por jo të gjithë ‘dhezin’ me këngët e tyre, e disa menjëherë pas projektit të pare prekin majat, duke u ftuar nëpër koncerte e duke i mbushur sallat plot.

Mënyrat deri te arritja e famës e cila është synim për të gjithë ata që i’a mësyjnë muzikës, janë të ndryshme, ashtu siç janë të ndryshme edhe arsyet kur atyre I’u kërkohet të këndojnë një këngë live e preferojnë t’a këndojnë ‘playback’.

Producentët muzikorë hapin dyert për të gjithë ata që pëlqejnë e ëndërrojnë muzikën
Duke i lënë anash meshkujt të cilët ose kërkojnë këngë dashurie ose futen në botën e repit për shkak se gjysmën e jetës e kanë kaluar në rrugë, femra edhe pse s’ka zë për muzikë mjafton ta ketë pamjen fundja ajo është e cila vlerësohet nga publiku.

Shumë artiste i ikin shpenzimeve duke shfrytëzuar mënyra të tjera si, ndonjë shok montazher, ndonjë shoqe grimere apo stiliste, ndonjë ‘jaran’ që ka talent e i ndihmon me ndonjë kamerë personale që shpenzimet e tij të jenë vetëm 100 euro.

Pra thënia se çdo gjë është e mundur me të vërtetë ekziston vetëm nevojiten disa kushte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *