Karateistët e Kosovës mposhtin ata të Serbisë, rrëmbejnë medaljen e bronztë në Evropian

Karateistët e Kosovës mposhtin ata të Serbisë, rrëmbejnë medaljen e bronztë në Evropian

Ekipi i karatesë së Kosovës e ka fituar medaljen e bronztë në garat ekipore të Kampionatit Evropian të Universiteteve për sportet luftarake, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Ekipi i karateistëve kosovarë, i përbërë nga studentët e Universitetit të Prishtinës, Benjamin Shabani, Dren Hajdari dhe Valdrin Rashiti, fituan medaljen në disiplinën kumite.

Ata mposhtën ekipet e Spanjës, Serbisë dhe Francës.

Evropiani është duke u organizuar nga Federata Evropiane e Sporteve Universitare (EUSA), kurse Federata e Sporteve Universitare e Kosovës (FSUNK) është duke u përfaqësuar me ekipe të karatesë dhe taekwondosë.

Komiteti Olimpik i Kosovës e bëri të ditur këtë lajm dhe i uroi karateistët për këtë sukses.

“KOK uron FSUNK-në dhe komunitetin e karatesë për suksesin e arritur”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga KOK-u.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkosovoolympiccommittee%2Fposts%2F296390305034

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *