I dënuari për punësime të paligjshme, pjesë e listës së PDK-së për deputet

I dënuari për punësime të paligjshme, pjesë e listës së PDK-së për deputet

Ramë Vataj, në zgjedhjet që pritet të mbahen më 6 tetor është duke pretenduar ta marr postin e deputetit në Kuvendin e Kosovës, duke u bërë pjesë e listës së kandidatë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ndonëse i pari i PDK-së, Kadri Veseli kishte paralajmëruar në listën e deputetëve të partisë së tij, kandaidti Vataj, para dy vitesh kishte probleme me drejtësinë. Vataj i cili është rektor i Universitetit të Prizrenit, “Ukshin Hoti” para dy vjetësh ishte dënuar me 2 mijë euro gjobë për shkak të mos respektimit të procedurave për punësimin dhe angazhimin e personalit akademik .

Bashkë me të ishte dënuar edhe vetë universiteti me 5300 euro, si subjekt juridik. Insajderi kishte raportuar se inspektorët e punës kishin inspektuar punën e ‘Ukshin Hotit’, duke evidentuar shumë parregullsi në rekrutimin e stafit dhe mos respektimin e konkurseve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *