Fillon “sezoni” i supermakinave të arabëve në Britani, këso makina u panë në Londër

Fillon “sezoni” i supermakinave të arabëve në Britani, këso makina u panë në Londër

Për çdo vit “pasanikët” e vendeve të Lindjes së Mesme si Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara etjj…, zgjedhin muajt e korrikut dhe gushtit që të reklamojnë superveturat e tyre në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londrën.
Anglezët e quajnë këtë “sezoni i superveturave”, derisa thuajse shumica e super veturave të parkuara kanë aksesorë që kushtojnë me mijëra euro. Këtë vitë po ashtu kjo dukuri vazhdoi. Nëpër rrugët e Londrës u panë vetura të shumta të parkuara, secila më e bukur se sa tjetra.

Qytetarët e Londrës, së bashku me bizneset e shumta të këtij qyteti, e mirëpresin këtë sezon pasi që, sipas tyre, ndihmon shumë në rritjen e ekonomisë. Kjo për shkak të rritjes së frekuentimit të restoraneve, bareve dhe klubeve të natës.
Por normalisht se fluksi i madh i makinave bën që të ketë më pak vende për parking të makinave. Andaj edhe gjobat nga autoritetet vendase rriten gjatë kësaj kohe. Gjithsesi këto janë disa foto të siguruara nga mediumet londineze të superveturave që u panë sot në Londër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *