Ish-trajneri i Crvena Zvezdës, Ricardo Sa Pinto është arrestuar në Far, në një qytet në jug të Portugalisë.
Ai u përlesh me një pasagjer tjetër në aeroplan, kështu që policia e arrestoi dhe e dërgoi në stacionin policor.
Incidenti ndodhi në aeroplanin që ishte duke fluturuar nga Faro për në Porto.
Pinto ishte në stolin e klubit serb në vitin 2013.
Për shkak të gjithë kësaj, fluturimi është shtyrë.
Tashmë, në rrjetet sociale është duke qarkulluar edhe videoja ku shihet incidenti.