Kosove

Postimi me plot gabime drejtshkrimore i Shpejtim Bulliqit, ia huq edhe fjalës “liberalizim”

Anëtari më i ri i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi që në këtë parti kaloi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas shpërndarjes së Kuvendit. Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi ka thënë se po ikë një legjislaturë e Kuvendit që ka cënuar integritetin territorial të Kosovës, shkruan lajmi.net. Mirëpo, ajo çka ka rënë në sy janë gabimet e shumtë drejtëshkrimore në postimin e Bulliqit. Madje, liberalizimin e vizave, Bulliqi e

Nuk ndalen skandalet e kosovarëve në Zvicër, zbulohet një tjetër mashtrim

Prokuroria zvicerane ka kërkuar 4.5 vjet burg, për shkak siç thuhet se ka shpërdoruar 688,000 CHF në IV dhe përfitime plotësuese. Javën e ardhshme Miradije F. (49) duhet të përgjigjet para gjykatës së rrethit Rheintal. Prokuroria e akuzon se nga fundi i shkurtit 2003 ka përfituar ndihma sociale, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch. Shifra totale e përfitimit është 688,000 zvicerane. Ajo dyshohet se ka përfituar nga pensioni invalidor dhe përfitime plotësuese.

Ambasada amerikane për shpërndarjen e Kuvendit: Hap i rëndësishëm drejt krijimit të qeverisë së re

Ambasada amerikane në Prishtinë ka dalë me një deklaratë, menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës. Siç thuhet në reagimin e ambasadës amerikane, Kuvendi ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një qeverie të re. “Një fushatë në të cilën kandidatët ofrojnë ide të reja mbi bisedimet me Serbinë, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik do të siguronte që Kosova të mos humbasë edhe më shumë kohë në

Heshtja e Bukoshit po e vërteton deklaratën e Rexhep Selimit

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, në një intervistë të martën mbrëma, tha se Ibrahim Rugova dhe Bujar Bukoshi nuk kanë pasur raporte fort të mira në mes vete. Madje Selimi tha se Bukoshi kishte kërkuar nga UÇK-ja bashkëpunim kundër presidentit historik, Ibrahim Rugovës. “Shumë më i keq ka qenë raporti në mes Bukoshit dhe Rugovës sesa i këtyre dyve me UÇK’në. Bukoshi ka kërkuar prej nesh njëfarë bashkëveprimi kundër Rugovës.

Kryeministri në ardhje nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti: – Ne nuk hyjmë në koalicione me ata që ishin pjesë e kësaj qeverie.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur pas shpërndarjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës, vendim ky që dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme. Kurti ka thënë se sot është një ditë gëzimi për të gjithë qytetarët e Kosovës, pasi sipas tij u largua një qeveri që në koalicion kishte më shumë parti sesa deputet. “Ishte një qeveri në të cilën kryeministri që u dorëhoq kishte dyfish më shumë

Vulgariteti i deputetit Fisnik Ismaili nga PSD që po tmerron njerëzit në facebook

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Fisnik Ismaili është përfshirë në një debat banal me disa qytetar në rrjetin social Facebook. Ai ka ofenduar disa qytetar në mënyrë banale, njofton Gazeta e Re. E gjithë përplasja me fjalor vulgar nisi kur Ismaili postoje një shkrim në lidhje me aderimin e Agim Bahtirit në Vetëvendosje. Ndryshe kjo nuk është rasti i vetëm në të cilin po shfaqet vulgariteti i skajshëm i deputetit të

Vetëlavdërohet Milaim Zeka: Kam qenë një “diamant” në Kuvend

Deputeti i deritanishëm, Milaim Zeka, ka treguar se pse ka votuar sot kundër shpërbërjes së Kuvendit, duke thënë se kështu e ka shprehur protestën e tij.“Sepse jam kundër krejt këtyre qe e kanë sjellë në këtë gjendje vendin. Hapini sytë, mendjen, shpirtin dhe dijeni se ke e votoni. Mos t’ua blejnë votën tuaj me 20-50 euro. Mos votoni kundër të ardhmes së fëmijëve tuaj”.“Spitale s’ka, duhet të shërohemi në Shkup,

Kurti: Shkoi qeveria e borxhlinjve, po vjen qeveria e zhvillimit

Shkoi qeveria e borxhlinjve, po vjen qeveria e zhvillimit Pasi ra qeveria, u shpërnda edhe Kuvendi. Urime! Tash kthehemi te qytetarët, te burimi i sovranitetit, për zgjedhje të lira e demokratike, për legjitimitet të freskët për institucionet, për qeverisje të mirë për qytetarët. Kjo ish qeveri u pat sajuar mezi, plot tre muaj pas zgjedhjeve të 11 qershorit 2017, me shumicë minimale prej vetëm 61 deputetëve. Dhe, u mbajt në

Ky është truproja i Kadri Veselit që e sulmoi ekipin e T7

Ekipi i T7, gazetari Mirlind Behluli si dhe kameramani Raif Selimi, janë sulmuar fizikisht nga truprojat e kreut të Kuvendit Kadri Veselit, derisa po e kryenin detyrën e tyre të gazetarit. Ekipi i T7 në momentin e sulmit kanë qenë duke e kryer punën e tyre të informimit si gazetar. Por ata me dhunë janë nxjerrë jashtë nga ana e truprojave. Ky veprim ka ngjallë reagime të shumta të shoqërisë